FOTO/ Tropojë, vijon puna për ndërtimin e pallatit për 25 familje të pastreha

TIRANË, 12 maj /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Tropojës vazhdon punën për ndërtimin e pallatit 6-katësh për strehimin e 25 familjeve të pastreha.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Tropojë, Rexh Byberi i cili ka inspektuar punimet që po kryen për ndërtimin e tij.

“Punët dhe projektet e nisura do i çojmë deri fund. Sot së bashku me ing. Hazir Isufaj inspektuam vazhdimin e punimeve të ndërtimit për objektin e banimit dhe shërbimit 6 kat për strehimin 25 familjeve”, shprehet ai.

Kryebashkiaku i Tropojës falenderoi drejtorin e përgjithshëm të EKB-së, Stefan Çipa për bashkëpunimin dhe mbajtjen e premtimit.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.