FOTO/ Investimet në rrugë, infrastrukturë e standardizuar dhe cilësore në çdo lagje të Fierit

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në Fier nuk janë ndërprerë për asnjë moment investimet publike për një infrastrukturë të standardizuar dhe cilësi më të mirë jetese për banorët.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ndau sot pamje nga një tjetër kantier i hapur për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të qytetit.

Rehabilitimi i bllokut të banimit në lagjen “Liri”, sipas Subashit, do të përmirësojë ndjeshëm jetën e banorëve.

“Nga qendra e qytetit në brendësi të çdo lagjeje. Duke rehabilituar sheshin e një prej blloqeve të banimit të lagjes “Liri”. E djeshmja nuk krahasohet me të sotmen, por e nesërmja do të jetë edhe më e mirë. Shumë punë të tjera na presin”, tha ai.

Investimet në rrugë kanë qenë një prioritet i rëndësishëm i bashkisë së Fierit përgjatë këtij viti, e cila ka shtrirë ndërhyrjet jo vetëm në rrugët brenda qytetit, por edhe në ato rurale.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.