Fishat falas të diabetit, 173 392 u shpërndanë për grupmoshat 0-25 vjeç në janar-mars 2021

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se gjatë periudhës janar-mars 2021 janë shpërndarë 173 392 fisha diabeti falas për grupmoshat 0-25 vjeç.
Sipas të dhënave gjatë kësaj periudhe janë plotësuar 260 formularë për rimbursim, ndërsa vlera e rimbursimit është 3.3 milionë lekë.
Fishat e diabetit i përfitojnë falas grupmosha 0-25 vjeç. Për të lehtësuar pacientët, fishat e diabetit mund të tërhiqen për 6 muaj, duke ju shkurtuar rrugëtimin pacientëve, të cilët paraqiten vetëm dy herë në vit pranë QSUT ose spitaleve rajonale të zonave ku ata jetojnë. Procedura e rimbursimit të fishave për matjen e glicemisë fillon tek mjeku i familjes ku pacienti tërheq formularin për rimbursim dhe më pas paraqitet në farmacitë e rimbursimit, të cilat ndodhen në çdo spital rajonal dhe në spitalin universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.
/k.s//a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.