Dita Botërore e Infermierëve/ Balla: 3656 mjekë dhe infermierë kanë përfituar bonusin prej 1000 eurosh

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se në situatën e pandemisë “rreth 3656 mjekë dhe infermierë kanë përfituar bonusin financiar prej 1000 eurosh, ndërkohë që për stafet mbështetëse ka qenë 500 euro”.
Në Ditën Botërore të Infermierëve, Balla shprehu mirënjohjen dhe respektin për heronjtë e heshtur, që çdo ditë shërbejnë me devotshmëri e përkushtim ndaj çdo pacienti.
“Lufta me armikun e padukshëm fitohet kur jemi bashkë dhe Qeveria që në ditët e para aplikoi një bonus financiar për të gjithë mjekët e infermierët. Janë rreth 3656 mjekë dhe infermierë të cilët kanë përfituar bonusin prej 1000 eurosh. Për stafet mbështetës ka qenë 500 euro në muaj”, tha ai.
/m.m//a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.