COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2707 testime, 1011 të shëruar, 42 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 12 maj/ ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2707 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 42 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 4 raste në Devoll, Pogradec, 3 raste në Korccë, Lushnjë, 2 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë,  Gramsh, Skrapar, 1 rast në Fier, Elbasan, Kukës, Kavajë, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 120,072 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID-19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 maj 2021)
Raste të reja ditore             42
Të shëruar në 24 orë       1011
Të shtruar në spitale           88
Humbje jete në 24 orë          3
Testime ditore                2707

Testime totale             665,935
Raste pozitive             131,845
Raste të shëruara        120,072
Raste aktive                   9,350
Humbje jete                   2,423

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë        7685
Shkodër       278
Fier             224
Korçë          216
Gjirokastër  212
Durrës        146
Vlorë          160
Elbasan      126
Lezhë         101
Berat           87
Dibër           63
Kukës          52

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.