BRUKSEL – Prodhimi industrial i eurozonës në rritje në mars

BRUKSEL, 12 maj /ATSH-DPA/ – Prodhimi industrial i zonës euro u rrit në mars pas një rënieje në muajin e mëparshëm, sipas të dhënave paraprake të paraqitura nga Eurostat.

Prodhimi industrial u rrit 10,9 % nga viti në vit, pas një rënie prej 1,8 % në muajin e kaluar, që u rishikua nga 1,6 %.

Ekonomistët kishin parashikuar një rritje prej 11,6 %.

Rritjet më të mëdha vjetore janë regjistruar në Itali, Sllovaki, Hungari dhe Poloni, ndërsa rëniet më të këqija janë vërejtur në Maltë dhe Finlandë.

“Rritja e vogël në prodhimin industrial të zonës euro në mars sugjeron që sektori i prodhimit të rajonit është ende larg nga normaliteti, pasi mungesat e vazhdueshme të furnizimit tejkalojnë forcimin e kërkesës”, tha ekonomistja e “Capital Economics”, Jessica Hinds.

Duke përmendur nivelet e larta të indekseve të prodhimit, ekonomistja shtoi se sapo të tejkalohen mungesat e furnizimit, kërkesa e fortë do të mbështesë industrinë e zonës euro dhe ekonominë më të gjerë në gjysmën e dytë të vitit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.