Xenothera kontratë për trajtimin në zhvillim kundër COVID-19

PARIS, 11 maj /ATSH-AFP/ – Laboratori bioteknologjik francez, Xenothera, i krijuar në vitin 2014 dhe me qendër në Nantes (perëndim), njoftoi se kishte nënshkruar një kontratë porosie me qeverinë franceze për trajtimin e saj në zhvillim kundër COVID-19.

“Kjo kontratë rezervimi bazohet në 30 000 doza të medikamentit kandidat XAV-19”, theksoi kompania në një komunikatë.

XAV-19 është një antikorp poliklonal antiSARS-COV-2 zhvilluar nga laboratori në bazë të teknologjisë së antikorpeve glyko-humanizuar, domethënë të antikorpeve me origjinë nga derri, që janë modifikuar.

Ky trajtim është i destinuar për pacientët e prekur lehtë nga COVID-19 për të shmangur përkeqësimin e sëmundjes dhe një transferim në reanimacion.

“Kjo marrëveshje lejon Xenothera-n të fillojë menjëherë prodhimin industrial të grupeve të para në pritje të rezultateve të provës klinike Franceze Polycor, që pritet këtë verë”, sipas njoftimit për shtyp.

Prova e Polycor është pjesë e 15 studimeve klinike që u etiketuan si “përparësia e hulumtimit kombëtar” në fund të dhjetorit nga Komiteti Drejtues Kombëtar për Provat Terapeutike dhe Kërkime të tjera mbi COVID-19./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.