Strategji e re e komunikimit me publikun / ARRSH konsultim me ekspert polakë

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Sektori i Komunikimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) zhvilloi sot një konsultim online me ekspertë polakë për të përparuar më tej finalizimin e strukturës së Strategjisë së Komunikimit dhe Vizibilitetit për ARRSH-në.

“Një përmbledhje e shkurtër e të gjithë kapitujve të përfunduar lehtësoi kuptimin e përgjithshëm të hapave në vazhdim, që ende duhen bërë”, bën të ditur ARRSH.

Sipas ARRSH-së, krijimi i Strategjisë së Re të Komunikimit, synon të përmirësojë imazhin e përgjithshëm publik të ARRSH-së.

Pas këtij konsultimi, u përcaktuan detyra dhe afate të qarta për të përfunduar punën mbi këtë dokument shumë të rëndësishëm dhe të posaçëm për zhvillimin dhe përmirësimin e komunikimit me publikut dhe atë institucional e ndërinstitucional.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.