Siguria dhe masat antikovid në burgje/ Karamata inspekton burgun e Reçit

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Monitorimi i sigurisë dhe zbatimit të masave antikovid, në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimeve penale, vijon të jetë në prioritet i punës së Ministrisë së Drejtësisë.

Zv.ministri i Drejtësisë, Klajdi Karamata inspektoi nga afër masat e marra në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Reç të Shkodrës.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës së tij, zv.ministri Karamata inspektoi dhe verifikoi protokollet e sigurisë dhe të shëndetit në këtë Institucion të vuajtjes së dënimit penal. Ndërkohë, që Karamata është ndalur edhe për të analizuar problematikat me zinxhirin drejtues të institucionit.

Në njoftim bëhet me dije se strukturat drejtuese të IEVP Shkodër raportuan mbi situatën e sigurisë në burg, funksionimin e masave antikovid për personelin dhe të dënuarit, ndërsa  Karamata kërkoi gatishmëri maksimale të të gjithë trupës policore dhe civile të kësaj IEVP-je. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.