Shërbim shëndetësor afër vendbanimit/ 1 886 300 vizita nga mjekët e familjes gjatë tre muajve të parë të 2021

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Rreth 1.886.300 vizita janë kryer nga mjekët e familjes dhe ata specialistë vetëm në janar-mars të 2021.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në tre muajt e parë të këtij viti janë kryer

1.668.284 vizita nga mjekët e familjes.

Ndërsa 218.016 vizita janë kryer nga mjekët specialistë në qendrat e specialiteteve në Tiranë.

Mjeku i familjes është njohësi më i mirë i shëndetit dhe ndihmon qytetarët të marrin shërbimin shëndetësor që ju duhet. Pacientët që paraqiten pranë këtyre qendrave shëndetësore sipas vendimit të qeverisë lidhur me situatën e COVID-19, duhet të qëndrojnë me maska, për të mos rrezikuar infektimin prej koronavirusit. /k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.