SHBA miraton BioNTech/Pfizer për fëmijët e moshës 12-15 vjeç

UASHINGTON, 11 maj /ATSH-DPA/ – Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) deklaroi se kishte zgjatur autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës BioNTech/Pfizer për fëmijët dhe adoleshentët e moshës 12-15 vjeç.

Vaksina nga prodhuesi gjerman i vaksinave BioNTech dhe partneri i saj amerikan Pfizer ishin aprovuar më parë vetëm në vend për fëmijët e moshës 16 vjeç e lart.

Komisionerja e Përkohshme i FDA, Janet Woodcock e quajti zgjerimin “një hap të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë COVID-19”.

“Veprimi i sotëm lejon që një popullsi më e re të mbrohet nga COVID-19 duke na sjellë më pranë një kthimi në normalitetit dhe fundit të pandemisë”, tha Woodcock në një deklaratë.

“Ky është një zhvillim premtues në luftën tonë kundër virusit”, tha edhe presidenti i SHBA, Joe Biden në një deklaratë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.