Rritja e kredisë konsumatore 7.4 %, më e lartë se flukset mesatare të huasë para COVID-19

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, ringritja e shpejtë e kredisë konsumatore ka ndikuar në amortizimin e pjesshëm të pasojave të krizës nga pandemia, në ecurinë e konsumit privat.

Në tremujorin e fundit të vitit 2020, kredia konsumatore e re u rrit me 7.4 %, një nivel ky më i lartë krahasuar me flukset mesatare të kreditimit të periudhës para COVID-19.

Në fund të dhjetorit 2020, kreditë konsumatore përbënin rreth 10.9 % të kredisë dhënë sektorit privat jofinanciar dhe vetëm 4.1 % të aktiveve në bilancin e bankave të sektorit.

Banka e Shqipërisë parashikon që kërkesa për financim të konsumit të jetë në rritje gjatë vitit 2021. Sipas BSH-së, mjedisi me norma të ulëta interesi do të vazhdojë të përbëjë një potencial për rritjen e mëtejshme të kredisë konsumatore në të ardhmen.

Kredia konsumatore e dhënë nga sektori bankar shqiptar ka vlerën e rreth 52 miliardë lekëve ose 420 milionë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.