Qendra e re shëndetësore e Zall-Bastarit/ Manastirliu: Modeli i qendrave që po ndërtojmë nga veriu në jug

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Situata e pandemisë nuk e ka ndalur punën për transformimin e qendrave të kujdesit parësor në zemër të komunitetit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur sot se qeveria ka investuar për rehabilitimin e qendrës shëndetësore të Zall-Bastarit.

“Qendra e re Shëndetësore e Zall Bastarit, në skajin verilindor të Tiranës, është sot model i qendrave që po ndërtojmë, nga veriu në jug, me standarde europiane”, tha ajo.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.