Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ Mendoj kaq shpesh këto kohë për kryeveprën “Në pritje të Godosë”

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama komentoi sot deklaratat lidhur me negociatat për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Rama iu referua veprës së Samuel Beckett “Në pritje të Godosë”, ndërsa tha se “mendoj kaq shpesh këto kohë për kryeveprën e Samuel Beckett-it, ndërkohë që ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Pse mendoj kaq shpesh këto kohë për kryeveprën e Samuel Beckett-it ndërkohë që ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë apo të vdekur, është qartësisht e rastësishme”, tha Rama, duke iu referuar romanit të Becktett-it, “Në pritje të Godosë”.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.