Kursi i këmbimit/ Euroja humb terren me lekun, dollari i qendrueshëm

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën euroja ka shënuar një tjetër rënie të lehtë në raport me lekun, ndërsa dollari ka ruajtuar të njëjtën vlerë sa një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro këmbehet me 122.91 lekë ose 0.01 lekë më pak se ditën e parë.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 101.10 lekë, duke ruajtur të njëjtën vlerë sa një ditë më parë.

Në pozita nënçmimi këmbehet sot edhe frang zvicerane me monedhën vendase.

Franga zvicerane këmbehet me 112.12 lekë ose 0.14 lekë më pak, ndryshe nga paundi britanik që forcoi pozitat me 0.46 lekë duke u ngjitur në kuotën e 142.88 lekëve. /r.e/

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 101.10 0.00
Euro EUR 122.91 -0.01
Poundi Britanik GBP 142.88 +0.46
Franga Zvicerane CHF 112.12 -0.14
Jeni Japonez (100) JPY 92.89 -0.10
Dollari Australian AUD 79.32 -0.28
Dollari Kanadez CAD 83.56 +0.12
Korona Suedeze SEK 12.16 0.00
Korona Norvegjeze NOK 12.27 -0.05
Korona Daneze DKK 16.54 0.00
SDR SDR 145.83 +0.68
Ari(OZ 1) XAU 185680.26 +40.44
Argjend(OZ 1) XAG 2775.20 -21.83
Juani Kinez (onshore) CNY 15.74 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 15.75 -0.03
Lira Turke TRY 12.22 -0.04

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.