Gjirokastër/ Ura e Kordhocës në Lazarat, monument kulture me vlera historike e arkitekturore

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Ura e Kordhocës, e ngritur mbi lumin Drino rreth 4 km në juglindje të Gjirokastrës, dallohet për madhësinë dhe finesën e realizimit teknik.
Kjo urë kryente funksionin lidhës midis qytetit dhe fshatrave rreth Suhës. Ura është e ndërtuar me gurë të zinj ndërsa mbushja e saj është me gurë gëlqerorë.
Harqet e mëdhenj janë ndërtuar me rreshta dyfish gurësh në të cilat ruhen ganxhat metalike për mbërthimin e gurëve ballorë të harkut.
Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, tre harqet e mrekullueshëm dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturor.
Aktualisht është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Ura ruhet në gjendje relativisht të mirë.

/k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.