GJERMANI – Seehofer pozitiv me COVID-19 pas marrjes së dozës së parë të vaksinës

BERLIN, 11 maj /ATSH-DPA/ – Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer u testua pozitiv me COVID-19 , deklaroi sot zëdhënësi i tij, Steve Alter.

“Seehofer është izoluar në shtëpinë e tij dhe nuk ka shfaqur simptoma deri tani”, shtoi zëdhënësi.

Javën e kaluar, Seehofer mori pjesë në një takim të kabinetit si dhe në ngjarje të tjera.

Dihet se Seehofer, 71 vjeç, kishte marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19 të BioNTech/Pfizer më 14 prill.

Politikani i përket formacionit të Unionit Kristian-social (CSU), partia simotër bavareze e kristian-demokratëve të kancelares, Angela Merkel./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.