Agjencia Telegrafike Shqiptare

Fushata kombëtare e vaksinimit masiv antikovid/ Kryhen 622 507 vaksinime në të gjithë vendin


TIRANË, 11 maj/ATSH/ Që nga fillimi i muajit janar kur nisi vaksinimi i bluzave të bardha, më pas me mësuesit e policët, e për të vijuar vaksinimin masiv sipas një kalendari të kombinuar, janë kryer 622,507 vaksinime në të gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur sot se procesi nuk do të ndalet derisa të fitohet përballja me armikun e padukshëm.

“Ia kemi dalë të kryejmë 622,507 vaksinime dhe nuk do të ndalemi, derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, vetë qytetarët të cilët po marrin dozat e vaksinës shprehin mirënjohjen e tyre, pasi ndjehen të lehtësuar sepse shumë shpejt mund t’i kthehen sërish jetës së tyre pa frikë.

Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe qeveria ka si objektiv për të kryer 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.

Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, etj. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version