FOKUS – Gonzalez: Spanja mbështet zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

ZAGREB, 11 maj /ATSH-ANSA/ – Spanja mbështet zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor duke besuar se kjo do të rriste stabilitetin dhe sigurinë në rajon, deklaroi ministrja e Jashtme spanjolle Maria Aranzazu Gonzalez Laya.

“Ne e shikojmë këtë si një mënyrë të stabilizimit të rajonit duke i dhënë një dimension të ri sigurisë dhe prosperitetit”, deklaroi ajo për agjencinë kroate të lajmeve, HINA.

“Spanja nuk është vetëm në favor të zgjerimit, por është e angazhuar për të siguruar që ekziston një përshpejtim për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dy vendet që kanë regjistruar një progres të madh”, theksoi Gonzalez./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.