COVID-19 – Humbje e shijes dhe nuhatjes në 5-20 % të rasteve

KËLN, 11 maj /ATSH-DPA/ – Humbja e nuhatjes dhe shijes për shkak të infeksionit COVID-19 mund të zgjasë me muaj apo edhe më gjatë për midis 5 dhe 20 % të të infektuarve.

Thomas Hummel, kreu i Qendrës Ndërdisiplinore për Nuhatjen dhe Shijim në Spitalin Universitar të Dresdenit, tha se “për 80 deri 95 % të njerëzve, shqisa e nuhatjes dhe shijes kthehet në normalitet ose pothuajse në normalitet një ose dy muaj pas infektimit”.

“Por për 5 deri në 20 %-shin e mbetur, ato mund të mos kthehen në normalitet edhe më tej se një muaj, madje me vite”, vuri në dukje Hummel.

“Për disa në këtë grup, nuk kthehet fare”, shtoi ai.

Më shumë se një vit në pandeminë e COVID-19, shqetësimet e papritura të lidhura me nuhatjen dhe shijen tani konsiderohen si një nga simptomat më të njohura të infeksionit me virusin Sars-CoV-2.

Sipas Hummel, në përgjithësi, rreth 50 % e personave me një infeksion koronavirusi zhvillon çrregullim të shijes ose nuhatjes, që është si një lloj sinjali paralajmërimi të hershëm./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.