COVID-19 – Anglia vë në përdorim certifikatën e vaksinimit

LONDËR, 11 maj /ATSH-DPA/ – Anglia do të fillojë të përdorë certifikatat dixhitale të vaksinimit nga java e ardhshme, sipas masave të reja shëndetësore të njoftuara sot.

“Certifikimi, duke qenë në gjendje të tregojë se jeni vaksinuar, do të jetë i nevojshëm që njerëzit të mund të udhëtojnë”, tha Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, për transmetuesin britanik Sky Neës.

“Pra, ne duam të sigurohemi që njerëzit të mund të kenë qasje të paktën në këtë provë, për t’ua treguar qeverive të vendeve të tjera që janë vaksinuar, nëse ua kërkojnë atë për të shkuar atje”, shtoi ai.

Nga e hëna, banorët në Angli do të mund të përdorin aplikacionin e tyre të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për të treguar se janë vaksinuar, kur udhëtojnë jashtë shtetit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.