BERLIN – Cooke: Heqja e patentave të vaksinave nuk i zgjidh problemet e pandemisë

BERLIN,  11 maj /ATSH-AFP/- Kreu i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), Emer Cooke tha se pezullimi i mbrojtjes së pronës intelektuale për vaksinat antiCOVID-19 nuk do t’i zgjidhte problemet kritike të pandemisë.

“Një veprim i tillë, që ka qenë një temë e nxehtë në Europë, pas mbështetjes nga Uashingtoni të kësaj ideje, gjithashtu, nuk do të krijonte një mjedis për risitë, që duhen falenderuar për vaksinat”, tha Cooke në një intervistë për mediet europiane.

BE-ja e ka hedhur poshtë idenë, duke thënë se nuk e sheh atë si “një zgjidhje magjike”.

Në vend të kësaj, BE po bën kryesisht fushatë për heqjen e shpejtë të kufizimeve që parandalojnë eksportin e vaksinave të tilla.

Cooke ishte gjithashtu skeptike në lidhje me diskutimet mbi dhënien fund të kufizimeve dhe lejimin e lirive të plota për të vaksinuarit.

“Nuk mund të thuash kaq thjesht se, kur të kesh marrë dy dozat e vaksinës, mund të lëvizësh lirshëm. Nëse do ta kishim marrë COVID-19 seriozisht që nga fillimi, mbase mund të ishim në një situatë tjetër”, shtoi kreu i EMA-s.

Cook bëri thirrje për ruajtjen e vigjilencës dhe për të mësuar më shumë “se si të merremi me çfarëdo që të jetë varianti i ri i jetës normale”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.