Vijon puna për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës, devijohet trafiku në Vorë

TIRANË, 10 maj/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po kryhen punime në autostradën Tiranë-Durrës dhe ka një devijim të qarkullimit.

Sipas ARRSH po riparohen shtresat asfaltike dhe trafiku është devijuar në Vorë.

Riparimet në autostradën Tiranë-Durrës i paraprinë kështu edhe lehtësimit të udhëtimit për të gjitha mjetet që qarkullojnë në këtë aks, fluksi i të cilave vjen në rritje gjatë sezonit veror, që po afron.

Mirëmbajtja e akseve rrugore është një nga drejtimet kryesore të punës së ARRSH-së që synon të rrit sigurinë rrugore dhe garanton udhëtim komod për të gjitha mjetet që qarkullojnë në këto akse. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.