Vijojnë me tre turne punimet në kantierin e Hyrjes së Re të Tiranës

TIRANË, 10 maj/ATSH/ Në sheshin “Shqiponja”, pjesë e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës, punimet po vijojnë me ritme të shpejta.

Kjo do të bëjë të mundur përfundimin në një kohë sa më të shpejtë të kësaj vepre, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga puna që po bëhet për këtë projekt.

“Vazhdojnë me tre turne punimet në kantierin e Hyrjes së Re të Tiranës”, shprehet Rama.

Projekti i nënkalimit tek “Shqiponja” është një zgjidhje teknike për qarkullimin e automjeteve në këtë segment tepër të ngarkuar, në harmoni me mjedisin dhe zhvillimin urban të Tiranës.
Projekti parashikon nënkalim me korsi të dedikuara për autobusët, biçikletat dhe i jep një rëndësi të veçantë gjelbërimit.
/k.s/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.