Himarë/ Përfundon faza e parë e procesit të regjistrimit fillestar të pronave në Vuno

TIRANË, 10 maj/ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës po vijon punën për përfundimin e procesit të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme për zonat kadastrale në jug, në territorin e Bashkisë Himarë.

Pas përfundimit të këtij procesi për Zonën Kadastrale 1982 fshati Iliaz dhe bllokut të parë kadastral të zonës 1739 fshati Gjilek, ka përfunduar edhe faza e parë e procesit të regjistrimit fillestar për bllokun e parë të Zonës Kadastrale 3844 Vuno me 452 pasuri në total nga të cilat 261 ndërtesa.

Paralelisht po vijohet me trajtimin e kërkesave për kalimin në pronësi të objekteve të ndërtuar para vitit 1991 dhe truallit funksional të tyre.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës fton të gjithë qytetarët të verifikojnë emrat e tyre ose të paraqiten pranë zyrës së afishimit publik për t’u konsultuar me produktin e regjistrimit fillestar si dhe për të paraqitur dokumentacion dhe pretendimet e tyre.

Ndërkohë regjistrimi i tokave bujqësore dhe i ndërtesave vijon në gjithë vendin.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.