GREQI – Rihapen të gjitha shkollat në kuadër të lehtësimit të kufizimeve antiCOVID-19

ATHINË, 10 maj /ATSH-AFP/ – Shkollat fillore dhe çerdhet si dhe kolegjet në të gjithë Greqinë u rihapën sot, katër javë pas gjimnazeve, pas gjatë muajve të mbyllura si pasojë e masave kufizuese.

Para kthimit në klasa, nxënësi si dhe personeli i mësuesve dhe ai administrativ duhet të paraqesin dy herë në javë, të hënën dhe të enjten, rezultatin negativ të autotesteve të tyre të disponueshme falas në farmaci.

Nxënësit filluan rrugën e tyre sot në mëngjes. Gjimnazet ishin rihapur tashmë me të njëjtat kushte që prej 12 prillit.

Të gjitha institucionet arsimore në Greqi ishin mbyllur që prej 7 nëntorit me vendosjen e një kufizimi strikt dhe mësimi është zhvilluar online që prej asaj kohe.

Gjatë këtyre gjashtë muajve, shkollat fillore dhe kolegjet janë rihapur vetëm për disa ditë, para se të rimbylleshin për shkak të situatës shëndetësore.

Qeveria greke filloi në prill të lehtësonte masat kufizuese të marra në nëntor duke lejuar rihapjen e shumicës së bizneseve me pakicë përveç qendrave tregtare.

Tarracat e kafeneve dhe restoranteve u rihapen më 3 maj.

Këtë fundjavë, plazhet private mirëpritën përsëri vizitorët, ndërsa muzetë do të rihapen më 14 maj, kinematë në ajër të hapur më 21 maj me kapacitet të reduktuar dhe teatrot më 28 maj./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.