COVID-19 – Irlanda lehtëson masat kufizuese

DUBLIN, 10 maj /ATSH-AFP/ – Irlanda lehtësoi sot disa masa lidhur me pandeminë e koronavirusit pas disa muajve kufizimesh duke lejuar lëvizjet brenda vendit dhe rihapjen e tregjeve jo thelbësore.

Përballur me një valë kontaminimesh atribuar variantit të koronavirusit të shfaqur në Britaninë e Madhe, ky vend prej pesë milionë banorësh u kufizua për herë të tretë pas Krishtlindjeve.

Kufizimet u lehtësuar kryesisht në mes të prillit, veçanërisht duke mundësuar rihapjen e shkollave, por shumica e masave nuk ishin hequr.

Që prej sot, lëvizjet brenda vendit që deri tani ishin të ndaluara, janë autorizuar përsëri.

Muzetë, bibliotekat dhe vendet e tjera kulturore janë rihapur për publikun dhe parukeritë shërbimet personale dhe bizneset e tjera jo thelbësore mund të pranojnë klientë, por vetëm me takim./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.