COVID-19 – Gjermania propozon vaksinimin me Johnson&Johnson

BERLIN, 10 maj /ATSH-AFP/ – Gjermania vendosi sot të propozonte për të gjithë të rriturit që dëshirojnë të marrin vaksinën antiCOVID-19 të Johnson & Johnson, të cilën disa vende kanë kufizuar përdorimin për shka ktë efekteve të mundshme dytësore, të rralla, por të rënda.

Meqenëse shumica e personave mbi 60 vjeç duhet të ishin vaksinuar deri në qershor, Gjermania ka vendosur të mos kufizojë përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson për këtë grupmoshë, por të lejojë që të gjithë të rriturit të përfitojnë prej saj”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn në një konferencë për shtyp.

Ministri vlerëson se rreth 10 milionë doza të Janssen, emri i vaksinës Johnson & Johnson në Europë, do të dorëzohen mes qershorit dhe korrikut në vend.

“Ky vendim “pragmatik” duhet të mundësojë përshpejtimin e fushatës së vaksinimit në vend”, nënvizoi ministri duke shtuar se rastet e trombozës të zbuluara në njerëzit që kanë marrë këtë vaksinë mbetën “shumë të rralla” në botë.

Më shumë se një e treta e popullsisë gjermane ka marrë deri më sot dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19 dhe 9% kanë marrë dy doza të vaksinës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.