COVID-19 – 60% e pacientëve shfaqin të paktën një simptomë pas gjashtë muajsh

PARIS, 10 maj /ATSH-AFP/ – Rreth 60% e pacientëve të shtruar në spital për shkak të COVID-19 janë ende të prekur nga të paktën një simptomë gjashtë muaj pas infektimit, më e shpeshta lodhja, dhimbjet apo vështirësi në frymëmarrje, tregon një studim francez i publikuar sot në revistën Mikrobiologjia Klinike dhe Infeksioni.

“Një e katërta prej tyre shfaqin tre ose më shumë simptoma dhe 2% e tyre madje duhet të shtroheshin përsëri në spital”, sipas këtyre punimeve të Inserm, kryer në një grup prej 1 137 pacientësh të formuar për të ndjekur të sëmurët me COVID-19 pas shtrimit në spital.

“Një ndjenjë lodhjeje, shqetësime të frymëmarrjes dhe dhimbjeve të muskujve dhe nyjeve ishin ndër manifestimet klinike të vazhdueshme të raportuara më shpesh gjatë vizitave pasuese tre dhe gjashtë muaj pas shtrimit në spital për COVID-19.

Studiuesit vunë re një korrelacion midis ashpërsisë fillestare të sëmundjes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë të simptomave. Në të vërtetë, qëndrueshmëria e të paktën tre simptomave gjashtë muaj pas infektimit është më e shpeshtë tek njerëzit, sëmundja COVID-19 e të cilëve ka kërkuar një qëndrim në kujdes intensiv në krahasim me ata që janë shtruar në spital në një departament mjekësor dhe në pacientët më simptomatik në dita e pranimit në spital.

Ata tregojnë se nëse burrat kanë më shumë rrezik të preken nga forma të rënda, gratë duken më shumë të rrezikuara të vuajnë nga simptomat që vazhdojnë për një kohë të gjatë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.