Simbolet gjeometrike theksojnë veçantinë e qenies njerëzore

PARIS, 9 maj /ATSH-AFP/ – Qenia njerëzore është e pajisur me një kapacitet të lindur për të dalluar forma gjeometrike, duke theksuar kështu veçantinë e saj kundrejt primatëve të tjerë, të paaftë për ta mësuar këtë “gjuhë”, sipas një studimi empirik të bërë nga studiuesit e neuroshkencës.

“Njerëzit duket se kanë një “gjuhë mendimi” simbolike, padyshim specifike për specien e tyre”, vë në dukje një nga studiuesit e hulumtimit, Mathias Sablé-Meyer, nga Universiteti i Paris-Saclay/Kolegji i Francës.

Sipas përfundimit të hulumtimit, nga gdhendja më e hershme që i atribuohet Homo Sapiens, vija paralele që datojnë 73 000 vjet më parë, te shtëpitë e vizatuara nga fëmijët modernë që nga mosha e hershme, shija për forma të rregullta gjeometrike duket se është universale dhe unike te njerëzit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.