Rikonceptimi i hyrjes së qytetit/ Investimet në Pogradec, nxitje turizmit

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Pogradeci qyteti i bukur liqenor, ofron për vizitorët një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështi, ndërsa liqeni është hijeshi që josh në çdo stinë të vitit.

Në prag të çeljes së sezonit turistik, në Pogradec po vijon puna me intensitet për rikonceptimin e hyrjes së qytetit.

Bashkia Pogradec bën të ditur se, ka nisur asfaltimi i rrugës hyrëse por edhe i korsisë së biçikletave, e cila i është shtuar infrastrukturës rrugore që prej tunelit panoramik.

“Këtë vit do të ofrojmë jo vetëm më shumë aktivitete për pushuesit, por edhe infrastrukturë më të mirë”- bën të ditur bashkia Pogradec, teksa informon se fluksi i shtuar i vizitorëve ka filluar të ndihet në çdo fundjavë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.