Ministrja Evis Kushi, ja ku ka zgjedhur ta kalojë këtë të dielë me dy vajzat e saj

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zgjedhur ta kalojë këtë të dielë në Korçë me dy vajzat e saj, ku kanë vizituar së bashku Muzeun e Arsimit “Mësonjtorja e parë shqipe”.

“E shfrytëzova këtë të dielë të bukur për të sjellë Anën dhe Lunën në Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë, që të mësojnë më shumë për kontributin e çmuar dhe sakrificat e të parëve tanë për të mundësuar mësimin e gjuhës tonë të bukur shqipe si dhe edukimin kulturor e patriotik”, shprehet ministrja Kushi.

Ndërkohë, ajo shprehet gjithashtu se ndihet krenare për vlerat e larta historike të popullit shqiptar që mishëron kjo ndërtesë e restauruar kohët e fundit si Muzeu i Arsimit. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.