Llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat u zgjeruan me 20% dhe 16%

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Në krahasim me një vit më parë, llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat u zgjeruan me 20% dhe 16%.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në 6-mujorin e dytë 2020, në krahasim me të njëjtën periudhë të viti 2019, këto depozita (llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat) ishin përkatësisht 12% dhe 11% më të larta.

Sipas BSH-së, depozitat me afat ruajtën një nivel thuajse të pandryshuar që nga fundi i vitit 2018, por u pakësuan me 13.6 miliardë lekë gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, ndikuar nga situata që krijoi pandemia.

Ndërkohë, normat e interesit për depozitat me afat në lek dhe në valutë vijojnë të mbeten në nivele të ulëta dhe niveli mesatar i tyre nuk ka shënuar ndryshime të rëndësishme gjatë gjysmës  së dytë të vitit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.