Ekspertët: Asnjë lidhje midis teknologjisë dhe shëndetit mendor të adoleshentëve

LONDËR, 9 maj /ATSH/ – Ekziston një “lidhje e parëndësishme” midis përdorimit të teknologjisë dhe problemeve të shëndetit mendor te adoleshentët, sugjeron një studim i bërë te më shumë se 430 000 fëmijë nga 10 deri në 15 vjeç dhe i botuar në revistën mjekësore “Clinical Psychological Science”.

Instituti i Internetit i Oxford krahasoi shikimin e TV, përdorimin e medieve sociale dhe pajisjeve me ndjenjat e depresionit, tendencat vetëvrasëse dhe problemet e sjelljes.

Studimi gjeti një rënie të vogël të lidhjes midis depresionit dhe përdorimit të medieve sociale dhe shikimit të televizorit nga 1991 në 2019, ndërsa pati një rritje të vogël mes rasteve emocionale dhe përdorimit të medieve sociale.

“Nuk gjetëm ndryshim midis ndikimit të medias sociale dhe shëndetit mendor në 2010 dhe 2019”, tha bashkautori i studimit prof. Andreë Przybylski.

“Nuk po themi se gjithnjë e më pak njerëz të lumtur po e përdorin më shumë median sociale, thjesht po themi se lidhja mes tyre nuk është bërë më e fortë”, shtoi ai.

Studimi i bërë në SHBA dhe BM vlerësoi ndjenjat e adoleshentëve duke përdorur pyetje të përcaktuara me përgjigje të një shkallëzimi dinamik.

Në janar 2021, ai sugjeroi se përdorimi i tepruar i medieve sociale ishte i lidhur me një gjendje shëndetësore dhe vetëvlerësim negativ midis adoleshentëve.

Një faktor tjetër me ndikim në shëndetin mendor të të rinjve ishte edhe pandemia e COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.