Dita e Europës, Tirana mbushet me flamujt e vendeve të Unionit

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Dita e Europës ka sjellë një atmosferë ndryshe sot në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës e ka dekoruar qytetin, institucionet, por dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Skënderbej” me flamujt shumëngjyrësh të vendeve që janë sot pjesë e unionit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar në rrjetet sociale edhe fotot që kanë mbuluar qytetin në këtë ditë të shënuar së bashku me urimin për më shumë paqe dhe unitet.

“Dita e Evropës! Paqe dhe unitet! Gëzuar familja e madhe!” – shkruan Veliaj.

Sot, më 9 maj 2021 mbushen 71 vite nga dita kur u bë lëvizja e parë drejt krijimit të asaj që sot njihet me emrin Bashkimi Europian.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.