COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1952 testime, 963 të shëruar, 57 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur situatën e COVID19 në 24 orët e fundit, kur jannë kryer 1,952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë.
Sipas MSHMS, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetarë 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me covid19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. /j.p/
Statistika (09 Maj 2021)
Raste të reja ditore        57
Të shëruar në 24 orë      963
Të shtruar në spitale      107
Humbje jete në 24 orë  1
Testime ditore                1,952
Testime totale            658,828
Raste pozitive            131,723
Raste të shëruara        117,089
Raste Aktive                12,222
Humbje jete                  2,412
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë    10244
Shkodër    341
Fier        294
Korçë    234
Gjirokastër    245
Durrës    199
Vlorë        189
Elbasan      134
Lezhë      101
Berat        91
Dibër      85
Kukës        65
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.