AgroTimeAl/ 8,800 persona zgjodhën guidën online për të vizituar pikat më të bukura të agroturizmit

TIRANË, 9 maj /ATSH/ AgroTimeAl është kthyer në një “udhërrëfyes” shumë të mirë për t’u njohur me pikat agroturistike kudo nëpër Shqipëri.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural, Milva Ekonomi, bën të ditur se, më shumë se 8,800 persona kanë zgjedhur të ndjekin rekomandimet e aplikacionit Agrotime, në këto dy muajt e fundit.
AgroTimeAl është një guidë online për të vizituar pikat më të bukura të agroturizmit në Shqipëri duke ofruar rrugëtime të reja, histori e aventura me një klik larg.
Sipas Ekonomit, “Lord Byron” në zonën e Tepelenës, është një tjetër strukturë agroturizmi që është pjesë e aplikacionit Agrotime Al.
Anila dhe stafi i saj mirëpresin çdo fundjavë në bujtinën  “Lord Byron” vizitorë të shumtë që duan të krijojnë eksperiencën e tyre në një fermë turistike dhe të provojnë gatime tradicionale.
Janë 260 ferma agro turistike dhe rrugëtime drejt staneve, verës, ullirit, agrumeve, midhjes dhe peshkut, në një aplikacion të vetëm, që u vlen agrosipërmarrësve dhe vizitorëve të këtyre pikave të bukura të Shqipërisë.
Falë mbështetjes me grante dhe një pakete të veçantë me lehtësi fiskale, agroturizmi është një realitet i ri për zonat rurale, në ndihmë të ekonomisë lokale sot e të asaj kombëtare nesër.
Të gjithë mund të shkarkojnë aplikacionin “AgroTimeAL”, që është nisma më e re që sjell agroturizmin shqiptar në smarfonin e gjithkujt dhe mbi të gjitha duke patur mundësi të ndryshme për të zgjedhur destinacionin e fundjavës. /j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.