VATIKAN – Papa mbështet një heqje të përkohshme të patentave mbi vaksinat

VATIKAN, 8 maj /ATSH-AFP/ – Papa Françesku mbështeti sot propozimin për heqjen e patentës mbi vaksinat kundër COVID-19, në kuadër të përshpejtimit të shpërndarjes së vaksinave për vendet e varfëra, në një mesazh video në koncertin “Vax Live”.

Papa argjentinas dënoi nacionalizmin e ngushtë që pengon ndërkombëtarizimin e vaksinave, dhepërmendi një fryme drejtësie e cila na mobilizon për të siguruar aksesin universal ndaj vaksinave dhe pezullimin e përkohshëm të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Ai dënoi gjithashtu virusin e individualizmit që na bën indiferent për vuajtjet e të tjerëve.

“Një variant i këtij virusi është nacionalizmi i ngushtë i cili pengon një ndërkombëtarizëm të vaksinave”, theksoi ai.

“Një variant tjetër konsiston në vendosjen e ligjeve të tregut ose pronës intelektuale mbi ligjet e shëndetit të njerëzimit”, shtoi ai.

Administrata e Biden u shpreh në mbështetje të heqjes së mbrojtjes së pronës intelektuale për vaksinat COVID-19, në mënyrë që të përshpejtohet prodhimi dhe shpërndarja e vaksinave në të gjithë botën.

Princi Harry dhe Jennifer Lopez bëjnë pjesë në yjet që janë shfaqur në koncertin e “Vax Live”, duke kërkuar një përshpejtim dhe një zgjerim të fushatave të vaksinimit kundër COVID-19./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.