MV – 12 të vdekur dhe 198 raste të reja me COVID-19

SHKUP, 8 maj /ATSH-AA/ – Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e koronavirusit (COVID-19) kanë humbur jetën 12 persona ndërsa janë regjistruar 198 raste të reja me virus. 

Me këto shifra numri i viktimave arriti në 5 079 ndërsa numri i rasteve në 153 891.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 333 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 137.664.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 11 148.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 3 108 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 738 012 teste në vend./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.