Masat antikovid/ ISHP: 2174 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Grupet e inspektimit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, pjesë e Task Forcës Anti-Covid kryen 2174 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.
Sipas ISHP-së, janë kryer 1989 monitorime, në zbatim të urdhrit për vendosjen e barrierës mbrojtëse nga individët në ambientet e jashtme.
ISHP shprehet se qytetarët janë sensibilizuar për rëndësinë e vendosjes së maskës, mbajtjen korrekte dhe për rolin e domosdoshëm të saj për parandalimin e përhapjes dhe uljen e riskut të infeksionit të shkaktuar nga Covid-19.
/k.s/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.