Gjendet i vetëm tek “Terminali i Jugut”, Veliaj kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i gjetur prindërit: Telefononi 112

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Ditën e sotme rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur fëmija Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk e mban mend ku e ka shtëpinë.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj kërkon ndihmën e qytetarëve në mënyrë që djali i vogël të kthehet pranë prindërve të tij.

“Ju lutem na ndihmoni që ky kingu i vogël i gjetur sot te terminali në Tiranë të kthehet pranë prindërve – merrni Policinë tel 112 për të na dhënë info nëse e njihni! Ju falenderoj shumë”, shprehet Veliaj në rrjetet sociale.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.