COVID-19 – Castex: Grupmoshat mbi 55 vjeç të vaksinohen me AstraZeneca

NANTERRE, 8 maj /ATSH-AFP/ – Kryeministri francez, Jean Castex u kërkoi sot rreth 13 milionë francezëve mbi 55 vjeç që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 të vaksinohen me të gjitha vaksinat, veçanërisht me AstraZeneca.

“Mbi 55 vjeç, autoritetet janë unanime në Francë si gjetkë se nuk ka rrezik. Unë ju nxis të vaksinoheni me të gjitha vaksinat, veçanërisht me AstraZeneca”, theksoi ai pasi vizitoi një vaksinodrom në “La Defense”, afër Parisit.

Kreu i qeverisë shpjegoi se në Francë kishte dy milionë doza të AstraZeneca që nuk janë përdorur dhe se do të marrim edhe tre milionë në katër javët e ardhshme.

“Gjermania është shumë përpara nesh përsa i përket vaksinimit vetëm në sajë të përdorimit të AstraZeneca-s”, theksoi ai.

Mosbesimi i vazhdueshëm ndaj vaksinës AstraZeneca, që rrezikon të ulë ritmin e kërkuar, ka rritur frikën për vonesa në kalendarin e qeverisë.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësis, vetëm 75% të dozave të AstraZenecas janë administruar nga 90% për vaksinën Pfizer BioNtech./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.