24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid-19 në spitalin Infektiv/ Rama: Lajm i bukur

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot lajm të bukur faktin që në 24 orët e fundit në spitalin Infektiv nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID-19.
Kreu i qeverisë u shpreh se që nga marsi i vitit të kaluar, këto ishin 24 orët e para që nuk u paraqit asnjë i sëmurë në spital.
“Lajmi i bukur. Sapo kanë kaluar 24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, – tha Rama.
Që prej fillimit të pandemisë në mars 2020 në vendin tonë janë shënuar 131,577 raste pozitive, 2408 kanë humbur jetën. Ndërkohë që prej fillimit të fushatës së vaksinimit masiv janë kryer 572,226 vaksinime, ndërsa në vend kanë mbërritur më shumë se 748,400 doza vaksine.
Shqipëria ndodhet në një situatë të qëndrueshme dhe të kontrolluar të pandemisë COVID-19./k.s/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.