Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ publikon moshën mesatare të deputetëve

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar një tabelë ku tregohen të dhënat për moshën mesatare të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në Kuvendin e ri që do të fillojë në shtator, deputetja më e re në moshë është nga radhët e Partisë Demokratike, Andia Ulliri 22 vjeç, ndërsa ajo më e vjetër në moshë është nga Partia Socialiste, Luljeta Bozo, 79 vjeç.

Sipas të dhënave, 10 deputetë janë nën 35 vjeç. 33 deputetë janë në moshën mes 36 dhe 45 vjeç. 32 deputetë janë në moshën mes 46 dhe 50 vjeç. 53 deputetë janë në moshën mes 51 dhe 60 vjeç. 9 deputetë janë në moshën mes 61 dhe 70 vjeç. Dhe 3 deputetë janë të moshës mbi 70 vjeç.

Nga partitë, moshën më të re mesatare e ka LSI, 45.5 vjeç, e ndjekur nga PS me 49.3 vjeç pastaj vjen PD me 49.5 vjeç dhe PSD me 49.7 vjeç. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.