TURQI – Restaurohet një kishë 1 800-vjeçare

DIYARBAKIR, 7 maj /ATSH-AA/ – Një kishë antike e epokës romake në Turqinë juglindore është duke u restauruar për të mirëpritur edhe një herë vizitorët. 

Kisha e Shën Gjergjit 1 800-vjeçare në provincën Diyarbakir shërbeu si një galeri arti pasi u restaurua për herë të parë në vitin 2008.

Për shkak të nevojës për mirëmbajtje, puna e restaurimit filloi nga Bashkia Metropolitane Diyarbakir, 90% e të cilës ka përfunduar deri tani.

Kreu i Departamentit të Planifikimit Urban të bashkisë Diyarbakir, Mehmet Karaaslan, tha se kisha është një aset kulturor që daton që nga epoka romake

“Kjo është një nga ndërtesat më të rëndësishme historike në rajonin Ickale të qytetit”, theksoi Karaaslan.

“Ne pastruam barin nga çatia e kishës dhe ndaluam rrjedhjet e ujit. Riparuam dyshemenë dhe sistemin elektrik”, deklaroi ai duke shtuar se është instaluar edhe ndriçimi për fasadën.

“Ne planifikojmë të kryejmë të gjitha restaurimet në qytet gjatë mandatit tonë dhe t’i kalojmë këto thesare historike brezave të ardhshëm”, nënvizoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.