TOKIO – Nintendo fitime prej 4,4 miliardë dollarë në vitin 2020

TOKIO, 7 maj /ATSH-AA/ – Prodhuesi japonez i video-lojërave Nintendo rriti fitimin neto në 480,3 miliardë jen (4.4 miliardë dollarë) në vitin fiskal 2020, një rritje prej 85,7% në krahasim me një vit më parë. 

Kompania me qendër në Kioto publikoi fitim rekord në vitin fiskal që përfundoi më 31 mars 2021, pas rritjes së kërkesës për produktet e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Kompania shënoi rritje të shitjeve prej 34,4% në 1,76 trilionë jen (16,1 miliardë dollarë) në vitin fiskal 2020, ndërsa fitimi operativ u rrit me 81,8% në 640,6 miliardë jen (5,8 miliardë dollarë).

Kompania japoneze shënoi fitim rekord neto prej 279 miliardë jen (2.55 miliardë dollarë) në vitin 2008.

Nintendo pret një fitim neto prej 340 miliardë jen (3.1 miliardë dollarë) në vitin fiskal 2021.

“Vështirë është të parashikosh se si thirrjet për të qëndruar në shtëpi do të ndikojnë në tendencat”, theksoi udhëheqësi i Nintendo-s, Furukawa Shuntaro./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.