SHBA – Biden: I gatshëm të zhbllokoj fondet me vlerë një miliard dollarë për Iranin

UASHINGTON, 7 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA, Joe Biden po shqyrton zhbllokimin e një miliard dollarëve fonde për Iranin, për fillimin e bisedimeve me Teheranin, deklaroi CNN duke cituar burime nga administrata amerikane.

Burimet mund të përdoren për ndihmë humanitare.

Në prag të rinisjes së bisedimeve në Vjenë, Departamenti i Shtetit gjithashtu njoftoi mundësinë e një marrëveshjeje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore iraniane, para zgjedhjeve në vendin islamik të planifikuar për në qershor.

”Gjatë negociatave në Vjenë për rikthimin e SHBA-së në marrëveshjen bërthamore iraniane, janë marrë hapa shumë pozitive”, deklaroi Mahmoud Vaezi, kreu i kabinetit të presidentit iranian, Hassan Rohani.

“Bisedimet mbeten të komplikuara, por ajo që është bërë deri tani është premtuese dhe duhet mbrojtur nga kërcënimet e shfaqura nga ekstremistët në SHBA, Izrael si edhe në disa vende të rajonit”, theksoi ai në një intervistë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.