RIGA – Letonia regjistron shifrën më të lartë të rasteve COVID-19

RIGA, 7 maj /ATSH-DPA/ – Letonia regjistroi më shumë se 1 000 raste COVID-19 ditore, për herë të parë që nga shkurti, një shenjë shqetësuese ndërsa vendi po bën një hap tjetër në lehtësimin e kufizimeve kundër virusit në jetën publike.

Me 1 036 raste në 24 orët e fundit, autoriteti shëndetësor në Riga regjistroi sot nivelin e tij më të lartë që nga 20 shkurti.

Në vendin e BE me 1,9 milionë banorë, më shumë se 122 000 raste COVID-19 janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë, kurse rreth 2 200 persona kanë vdekur.

Duke filluar sot, restorantet dhe kafenetë lejohen të shërbejnë ushqim dhe pije jashtë deri në orën 21:00./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.