PEKIN – Chapuis: BE nuk kërkon përshkallëzim me Kinën

PEKIN, 7 maj /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian nuk dëshiron një përkeqësim të marrëdhënieve me Kinën, pas sanksioneve të ndërsjella të marra kundër pakicës kineze të ujgurëve, siguroi të premten ambasadori i BE në Kinë, Nicolas Chapuis.

Marsin e kaluar, europianët sanksionuan zyrtarët kinezë të akuzuar për shtypjen e muslimanëve në Xinjiang. Pekini u përgjigj duke sanksionuar personalitete europiane përfshirë anëtarët e Parlamentit në Strasburg

Kjo polemikë duket se rrezikon ratifikimin e marrëveshjes kino-europiane të investimeve të përfunduar në fund të vitit 2020, por ambasadori Nicolas Chapuis u shpreh optimist gjatë një konference shtypi.

“Ne nuk jemi duke kërkuar përshkallëzim, por asgjë nuk do ta ndalojë BE të thotë atë që do, kudo që të jetë në botë”,  theksoi ai.

“Pavarësisht tensioneve, kontaktet e nivelit të lartë vazhdojnë midis Kinës dhe vendeve anëtare të BE dhe Pekini duket se dëshiron të vazhdojë dialogun”, shtoi ambasadori.

Lidhur me marrëveshjen e investimeve, ai pranoi se sanksionet kineze kundër eurodeputetëve nuk ndihmuan në ratifikimin e saj.

“Puna po vazhdonme Ministrinë kineze të Tregtisë për hartimin e tekstit përfundimtar të traktatit, i cili mund të paraqitet në parlament më vonë këtë vit ose në fillim të vitit të ardhshëm”, theksoi ai./ /ec/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.