MV – 25 të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19

SHKUP, 7 maj /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut ka regjistruar 25 viktima dhe 234 raste të tjera COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 153 694, ndërsa numri i vdekjeve në 5 067.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 786 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi i ri, duke e çuar në 137 331 numrin e përgjithshëm të tyre.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 11 296./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.